Dhimbja e dy vëllezërve preku zemrat e të gjithëve (Video)

  • 26 August 2016 - 23:07
Dhimbja e dy vëllezërve preku zemrat e të gjithëve (Video)

Videoja e dy djemve sirianë teksa qajnë sëbashku të përqafuar me njëri-tjetrin, ka prekur zemrat e miliona njerëzve.

Ata vajtojnë vdekjen e vëllait të tyre, i cili u vra në një sulm ajror në Siri.

Këto pamje tronditëse janë kapur në një spital dhe më pas janë postuar në internet nga Aleppo Media Center.

Kjo është vetëm një kujtesë e fundit e tmerreve drithëruese me të cilat po përballen fëmijët e popullit të shkatërruar nga lufta.

Javën e kaluar fotografia e një djali të përgjakur dhe të pluhurosur, i cili qëndronte në pjesën e pasme të një ambulance u bë virale dhe simbol i tmerrit të luftës civile në Siri.

5-vjeçari Omran Daqneesh ishte një prej pesë fëmijëve të lënduar gjatë një sulmi ajror.

Tetë persona, përfshirë edhe pesë fëmijë, nuk ishin aq me fat pasi u vranë tragjikisht nga shpërthimet.

(Kosova Sot)