Siri: Ikin rebelët e fundit, qeveria rimerr qytetin Darayya

  • 27 August 2016 - 23:01
Siri: Ikin rebelët e fundit, qeveria rimerr qytetin Darayya

Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e qytetit Darayya, pas largimit të rebelëve të fundit përmes marrëveshjes për ti dhënë fund rrethimit katërvjeçar.

Autobusët kanë bartur luftëtarët e fundit të shtunën, dhe janë nisur në drejtim të qytetit të kontrolluar nga rebelët Idilib.

Reporteri arab i BBC-së tha se qyteti në afërsi të Damaskut, është krejtësisht i zbrazët nga rebelët, të cilët dorëzuan armët  tyre para se të niseshin .

Të paktën 15 persona sot kanë humbur jetën në shpërthimet në Aleppo.

(Kosova Sot)