Mësuesja zemërbardhë dhuron veshkën për nxënsën e saj të vogël

  • 24 September 2016 - 22:24
Mësuesja zemërbardhë dhuron veshkën për nxënsën e saj të vogël

Shumica e njerëzve kanë histori të ndryshme me mësueset e tyre, por vogëlushja Natasha Fuller ka historinë më të bukur dhe më të dhimshme në të njejtën kohë.

Natasha është një 8-vjeçare dhe vijon shkollën në Oakfield, Wisconsin. Ajo vuan nga një sëmundje që i është shfaqur gjatë lindjes dhe gjatë rritjes kishte probleme me traktin urinar dhe me muskujt e dobësuar të barkut, transmeton koalb.com.

Natasha i është nënshtruar edhe një dialize të rregullt dhe dëshpërimisht priste në listën kombëtare të donatorëve për transplatimin e veshkave.

Mësuesja e saj nuk e ka ditur sëmundjen e vajzës së vogël, deri kur ka parë një postim në Facebook, në të cilin familja e Natashës luteshin për ndihmë.

“Që nga ai moment nuk kam menduar më asgjë”, ka thënë mësuesja për CNN. “ E kisha vendosur që do t’ia dhuroja veshkën sapo e kam parë njoftimin”.

Pas analizave mjekët kanë konstatuar që mësuesja mund të i’a dhuronte veshkën nxënësës së saj dhe mrekullia më e madhe sipas mjekëve është se pas operacionit ato të dyja janë larguar duke i mbajtur dorën njëra tjetrës.

“Ajo është pjesë e familjes sime. E dua shumë”, është shprehur Natasha për mësuesën.

(Kosova Sot)