Universitetet më të mira në botë për vitin 2016

  • 27 September 2016 - 19:50
Universitetet më të mira në botë për vitin 2016

Gjysma e 50 pozitave të para të kësaj liste janë të zëna nga institucionet e shkollimit të lartë që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe gjashtë në dhjetë pozitat e para,transmeton gazeta Kosova Sot.

A keni menduar ndonjëherë për renditjen e dhjetë universiteteve më të mira në botë? ‘Times Higher Education’, një revistë me bazë në Londër, që hulumton tregun e shkollimit të lartë, ka publikuar listën e trembëdhjetë vjetore sa u përket institucioneve më të mira për shkollim të lartë. Për herë të parë gjatë kësaj periudhe në vendin e parë nuk gjendet një universitet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tash e disa vjet, pozita e parë ka qenë e rezervuar për Institutin e Teknologjisë në Kaliforni. Këtë vit ky institucion ka rënë në pozitën e dytë, derisa vendi i parë është zënë nga Universiteti i Oksfordit. E, vendi i tretë, sikurse edhe vitin e kaluar, është zënë nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni. Institucioni që ka arritur të futet sivjet në dhjetëshen e parë është Universiteti i Kalifornisë në Berkellej, që është renditur në vendin e dhjetë. Institucionet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë arritur të renditen në dhjetëshen e parë, përveç Universitetit të Oksfordit janë Universiteti i Kembrixhit (i katërti), Kolegji Imperial i Londrës (i teti) dhe Instituti Federal i Teknologjisë në Cyrih të Zvicrës (i teti).

 Universitetet përjashtohen nga lista nëse nuk kanë program të studimeve themelore

Gjysma e 50 pozitave të para të kësaj liste janë të zëna nga institucionet e shkollimit të lartë që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe gjashtë në dhjetë pozitat e para. Redaktori i revistës Phil Baty, ka thënë: “Nga 63 institucionet që e përfaqësojnë SHBA-në në listën e 200 institucioneve më të mira, 31 kanë shënuar ngritje, ndërsa dhjetë nuk kanë lëvizur fare në krahasim me listën e vitit të kaluar. Rezultatet tregojnë që universitetet publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë mbijetuar shumë mirë shkurtimeve buxhetore dhe kanë arritur të shënojnë progres viteve të fundit”. Përparim është shënuar edhe në universitetet aziatike, 19 prej të cilave janë renditur në top 200 universitetet më të mira botërore. Ndër ta, më të mirë janë Universiteti Kombëtar i Singaporit, që është renditur në vendin e 24-të dhe Universiteti i Pekinit në Kinë, që është renditur në pozitën e 29-të. Për dallim nga listat që përpilohen nga revista ‘Forbes’, ‘Times High Education’ i analizon të gjitha universitetet në botë, duke e bazuar rezultatin në mësimdhënie, hulumtim, transferim të diturisë dhe perspektivë ndërkombëtare. Sipas të dhënave të revistës, indikatorët e performancës përfshijnë ambientin e mësimit, volumin e hulumtimit, të ardhurat dhe reputacionin, ndikimin e hulumtimeve dhe gamën ndërkombëtare të stafit, studentëve dhe hulumtimeve. Universitetet përjashtohen nga lista nëse nuk kanë program të studimeve themelore ose nëse kanë botuar më pak se 1000 artikuj në periudhën 2011-2015.

Universitetet mund të përjashtohen edhe nëse fokusohen vetëm në një fushë të ngushtë studimi.

1. Universiteti i Oksfordit

Lokacioni: Oksford, Britani e Madhe

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i dytë

Image

2. Instituti i Teknologjisë në Kaliforni

Lokacioni: Pasadena, Kaliforni, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i parë.

Image

3. Universiteti i Stanfordit

Lokacioni: Stanford, Kaliforni, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i tretë

Image

4. Universiteti i Kembrixhit

Lokacioni: Kembrixh, Britani e Madhe

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i katërt

Image

5. Instituti i Masaçusetsit për Teknologji

Lokacioni: Kembrixh, Masaçusets, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i pestë

Image

6. Universiteti i Harvardit

Lokacioni: Kembrixh, Masaçusets, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i gjashtë

Image

7. Universiteti i Prinstonit

Lokacioni: Prinston, Nju-Xhersi, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i shtatë

Image

8. Kolegji Imperial në Londër

Lokacioni: Londër, Britani e Madhe

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i tetë

Image

9. Instituti Federal i Teknologjisë në Zvicër

Lokacioni: Cyrih, Zvicër

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i nëntë

Image

10. Universiteti i Kalifornisë në Berkellej

Lokacioni: Berkellej, Kaliforni, SHBA

Renditja në listën e vitit të kaluar: Vendi i trembëdhjetë .

Image

 

(Kosova Sot)