Kelmendi: Kupola e krimit të japë përgjegjësi për padinë 390-milionëshe

  • 28 September 2016 - 14:53
Kelmendi: Kupola e krimit të japë përgjegjësi për padinë 390-milionëshe

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendit, thotë se në rastin e padisë 390 milonëshe të AXOS-it, përgjegjësia do të duhej adresuar nëse do të funksiononte shteti ligjor.

Por, ai në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se duke u bazuar në përmasat, në të cilat politika kontrollon gjithë sistemin shtetëror, edhe drejtësinë, se diçka e tillë nuk do të adresohet si duhet.

"Qeveria e Kosovës nuk jep fare përgjegjësi. Ajo nuk di se çka është përgjegjësia morale, politike, financiare dhe penale. Sikur të dihej me siguri se edhe çështja e veprimeve të qeveritarëve të Kosovës në fushën ekonomike është e qartë, duken se pas asaj politike del me tërë vrazhdësinë e vet kriminale, sepse këta njerëz janë të lidhur ngushtë me oligarkinë ekonomike, thënë qartë me kriminelët, të cilët jo vetëm politikën, por edhe ekonominë e kanë varfëruar tërë- sisht nga struktura kriminale politikoekonomike. Vjedhjet dhe keqpërdorimet në aspektin ekonomik po shihen në të gjitha fushat e jetës qeveritare dhe ekonomike. U pa se për një çështje shumë të vogël, çështja e pasaportave, ishin të përzier pothuajse një strukturë e gjerë e politikaneve, gjë që solli çrregullime në fushën e letrave të udhëtimit, me pasaporta, duke krijuar situata të rënda që çështja të shkojë edhe pranë gjykatave ndërkombëtare", tha ai.

"Në fushën e tillë të problemit financiar në shumën prej 390 milionë eurove të krijuara me AXOSI-in është një vepër tjetër e qeveritarëve të Kosovës. Edhe këtu nuk pritet ndonjë sqarim as nga ministri dhe as nga Qeveria. Këta janë mësuar me vjedhje dhe plaçkitje të parasë publike dhe natyrisht se sikur në të kaluarën edhe tash nuk ka përgjegjësi", u shpreh Kelmendi.

Sipas Kelmendit, qeveritarët janë bërë milionerë dhe ata nuk dinë se çka është përgjegjësia politike, morale, financiare dhe ajo penale.

"Me qindra vepra penale numërohen nga kompetentë për krim dhe askush nuk përgjigjet. Kemi prova të mjaftueshme për Thaçin, Mustafën, Veselin e të tjerët, po nuk ka përgjegjësi", tha prof. Kelmendi për "Kosova Sot".

Ai thotë se kërkimi i përgjegjësisë nga Stavileci duhet të jetë hapi i fundit që do të duhej ndërmarrë, pasi të kenë dhënë llogari të parët.

"Kemi kështu një bashkërendim midis politikës, Qeverisë dhe ekonomisë në fushën kriminale. Prandaj, nuk ka përgjigje në Kuvend. Askush s'do të marrë asnjëherë asnjë përgjigje konkrete nga Blerand Stavileci për rastin e AXOS-it në shumën konfliktuoze prej 390 milionë eurove, sepse kemi të bëjmë këtu me një organizim kriminal, me strukturë dhe udhëheqje të mirë dhe profesionale. Bosi i tyre është Hashim Thaçi. Dhe, të kërkojmë llogari në këtë anë është sikurse me shku në deti e mos me pas ku të notosh. Kur krimi qëndron te Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ai mund të kërkohet kudo tjetër, por është e kotë, sepse koka e krimit janë këta vetë", është shprehur Kelmendi.

(Kosova Sot)