Ben Blushi, pyetësor për partinë e re

  • 24 October 2016 - 12:00
 Ben Blushi, pyetësor për partinë e re

Deputeti Ben Blushi, i larguar nga Partia Socialiste, u ka kërkuar qytetarëve të angazhohen në një nisëm të re politike. Për këtë, Blushi ka drejtuar publikisht disa pyetje për këdo që do të bëhet pjesë e projektit të tij politik.

“Prej disa muajsh, bashkë me shumë kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po përpiqemi për krijimin e një Projekti të ri politik. Ne duam t'i japim vendit një mjet më shumë në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe pabarazisë. Ajo që ëndërrojmë është një platformë lirie, e cila bashkon qindra mijëra vullnete njerëzish të zakonshëm, duke u krijuar atyre hapësirën e duhur për modernizimin e Shqipërisë”, bëri të ditur Blushi.

Deputeti Blushi ka publikuar edhe disa pyetje për qytetarët që do të angazhohen në këtë nisëm politike: “Çfarë do donit nga një organizatë politike? Si duhet të organizohet ajo? Cilat shtresa duhet të mbrojë? Në çfarë pikëpamjesh duhet të bazohet? Si mund të vetëkorrigjohet? Çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë me partitë e tjera? Kush duhet të jetë pjesë e saj? Kush nuk duhet të jetë në asnjë rast pjesë e saj?”.

(Kosva Sot)