Konfirmohet identiteti i të vrarëve në rrëzimin e avionit në Maltë

  • 24 October 2016 - 15:25
Konfirmohet identiteti i të vrarëve në rrëzimin e avionit në Maltë

Është konfirmuar identiteti i zyrtarëve evropianë që u vranë sot pas rrëzimit të avionit të tyre në Maltë.

Zyrtarët e Maltës kanë thënë se zyrtarët e Doganës së Francës janë në mesin e viktimave.

Avioni i tyre u rrëzuar gjatë nisjes për një mision për t’i gjurmuar trafikuesit e njerëzve nëpër Mesdhe, ku bregdeti verior i Libisë është bërë pika kryesore e nisjes së anijeve me emigrantë.

Në bord ishin zyrtarë të mbrojtjes dhe dy kontraktorë privatë, që të gjithë francezë, raporton Reuters.

Trupat e tyre janë gjetur, sipas qeverisë së Maltës, e cila shtoi se një hetim ka nisur për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar aksidentin.

(Kosova Sot)