Harta e vendeve të rrezikshme, ja ku renditet Shqipëria

  • 16 November 2016 - 13:19
 Harta e vendeve të rrezikshme, ja ku renditet Shqipëria

Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar një hartë të vendeve të ndryshme të botës, ku Shqipëria renditet mes vendeve me rrezikshmëri të ulët.

Shqipëria është pjesë e vendeve me ngjyrë të verdhë, ku bëjnë pjesë edhe pjesa dërrmuese e shteteve evropiane. Për këto vende thuhet se “janë të rralla krimet me natyrë të dhunshme, racore, sektare, politike, apo si pasojë e trazirave civile. Aktet e terrorizmit janë të pazakonta. Forcat e sigurisë dhe shërbimet emergjente janë efektive dhe infrastruktura është e mirë”.

Mes vendeve relativisht të rrezikshme hyjnë Kosova, Ukraina dhe Rusia, ku theksohet se ka prani të trazirave civile apo konflikte politike. Vendet më të sigurta në Evropë, me ngjyrë të gjelbër, janë Norvegjia, Finalnda, Suedia, Islanda si dhe Zvicra e Sllovenia, për të cilat theksohet se kanë shumë pak krime. Vendet me rrezik alarmant janë ato të përfshira në luftë apo konflikte, si Siria, Afganistani, Jemeni, Mali.

(Kosova Sot)