Shtime: Detaje të reja nga rrahja e anëtarëve pas një mosmarrëveshje, njëri nga të lënduarit u dërgua në QKUK

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 09:13
Shtime: Detaje të reja nga rrahja e anëtarëve pas një mosmarrëveshje, njëri nga të lënduarit u dërgua në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur në një familje në Shtime, përcjell “Kosova Sot Online".

Tre persona dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Në raportin e policisë thuhet se tre persona tashmë kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime, ndërsa njëri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Shtime / 12.05.2024-19:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)