Becchetti kundër shtetit shqiptar

  • 01 July 2015 - 20:54
Becchetti kundër shtetit shqiptar

Francesco Becchetti  e ka paditur në Gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar shtetin shqiptar dhe kjo e fundit e ka pranuar në një kohë rekord padinë e investitorit italian dhe pronarit të Agon Channel.

ICSID, është pjesë e Bankës Botërore dhe duke “parë ndjeshmërine e cështjes dhe volumin e fakteve që disponon pala paditëse ka vendosur që të pranojë në datën 29 qershor 2015 kërkesën e dorëzuar në datat 18 dhe 25 qershor” bëri sot të ditur në lajmet e drekës Agon Channel.

Kjo cilësohet nga gjykata një procedurë e përshpejtuar, pasi në raste të tjera pranimi i kërkeses zgjat me muaj, për shkak të fluksit të madh të cështjeve që kërkojnë gjykim në ICSID.

Për cështjen Becchetti arbitrazhi ndërkombëtar ka pranuar të nisë shqyrtimin brenda 30 ditëve.

Ndersa konfirmimi për pranimin e menjëhershem të kerkeses i ka mbërritur njëkohesisht jo vetëm Becchetit por edhe presidentit të republikes Bujar Nishani si dhe Ambasadorit shqiptar në Ëashington duke ju bere i ditur pranimi i kerkeses per nisje te arbitrazhit, transmeton lapsi.al.

Tashmë në këto dy institicione që përfaqesojnë shtetin shqiptar ka mbërritur njoftimi zyrtar i qendrës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me firmën e sekretarit te përgjithshëm Meg Kinnear.