Kjo mund të jetë bebja kosovare më me fat në Zvicër, ja arsyeja

  • 02 January 2017 - 10:09
Kjo mund të jetë bebja kosovare më me fat në Zvicër, ja arsyeja

Nëna Lirija dhe babai Remziu gëzohen shumë në radhë të parë për lindjen pa probleme të djalit. Por edhe për shumën prej 750 eurosh, e cila i është dorëzuar si ndihmë fillestare familjes së re.

Lindja e Anik Januzit është pritur me shampanjë në maternitetin e spitalit të qytetit Passau. Kjo për faktin se Aniku është foshnja e parë e lindur këtë vit në këtë spital, shkruan pnp.de. Dhe mjeku Dupper u bë, me insistimin e personelit mjekësor edhe nun i të porsalindurit.

Ndërkohë, Aniku dhe prindërit e tij mund të qëndrojnë komodë në ambientet e klinikës dhe të shohin me optimizëm para vetes. Në banesën e tyre gjithçka është përgatitur, thonë prindërit e rinj, Lirije (26) dhe Remzi Januzi (38), transmeton albinfo.ch. Gjësende për foshnjën duhet të ketë sa të duash, të mbetura nga vëllai i Anikut, Ajani tashmë 2 vjeçar.

Babai i ri, Remziu, në Gjermani, gjegjësisht në Passau, kishte ardhur para 19 vitesh nga Kosova, prej nga vjen edhe e shoqja. Ai sot punon si montues tubash në një ndërmarrje ndërtimi në Passau.

Të dy gëzohen shumë në radhë të parë për lindjen pa probleme të djalit. Por edhe për shumën prej 750 eurosh të cilën si ndihmë fillestare familjes së re ia ka dorëzuar drejtori i bankës Sparkasse Otmar Hausfelder dhe ai i bankës LBS Josef Sboril, përcjell albinfo.ch. Ky është çmimi që jepet për fëmijën e parë të vitit që vjen në jetë në këtë spital.

(Kosova Sot)