Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 07:15
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona ka mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut, të shoqëruara me bubullima.

Ditën e martë moti do të vijojë me diell dhe alternime vranësirash. Edhe gjatë kësaj dite, pasditja mund të sjellë rrebeshe lokale shiu dhe bubullima.

E mërkura sjell përkeqësim të motit, me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Gjatë ditës priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me bubullima. Në disa zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe e erërave të fuqishme me karakter të përkohshëm.

(Kosova Sot Online)