Detaje nga përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 09:05
Detaje nga përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj

Qyteti i Ferizajt të dielën mbrëma u trondit pasi një burrë u vra me armë zjarri. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një përleshje ku më pas është përdorur arma e zjarrit.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

(Kosova Sot Online)