Nikoliq pas takimit me Mogherinin: Unë dhe Vuçiqi e ndalëm trenin

  • 24 January 2017 - 20:49
Nikoliq pas takimit me Mogherinin: Unë dhe Vuçiqi e ndalëm trenin

Pas takimit me Federica Mogherinin kryetar i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se asaj i ka thënë “atë që e ka në shpirt” dhe se problem objektiv është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ai nuk ka treguar ç’ka në shpirt, por dihen deklarata e tij luftënxitëse e kërcënuese me ndaj shqiptarëve, edhe duke shfaqur gatishmërinë që vetë t’i prijë asaj lufte në Kosovë.

Nikoliq, për rts ka thënë se Mogherini po ndjen mungesën e dialogut në nivelin më të lartë. Ai ka shtuar se e gjitha shkon drejt asaj që Serbia të pranojë detyrime të reja, ndërsa to të Kosovës për këtë ose atë arsye bën dhe të mos zbatohen.

Ai ka thënë se në takim është përmendur edhe treni , i cili, sipas tij “është dashur të bëhej objekt i shkatërrimit nga, siç thanë ai, njëfarë njësie speciale e Kosovës që nuk guxojnë të gjendet atje, ka kërcënuar Nikolqi.

Ai e ka pyetur Mogherinin pse njësitë speciale kanë qenë në veri tri orë pasi ishte ndaluar treni. Nikoliq në fund ka akuzuar se nuk po përmbushen detyrimet e Kosovës ndaj serbëve.

“Unë dhe Vuçiqi kemi vendosur që ta ndalim trenin në Rashkë, derisa ata pas tri orësh i shfaqën Njësitet Speciale të cilat e dinin se treni nuk do të vjen, sepse Vuçiqi foli me krejt amabasadorët e huaj në Beograd”, ka thënë Nikoliq duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, pas takimit me Federica Mogherini.

(Kosova Sot)