Hyseni: "Kosova Sot" është shquar për një informim korrekt

  • 25 March 2017 - 20:25
Hyseni:

Saranda Hyseni, këshilltare komunale Ka diçka të përbashkët në mes të qytetit tim, Gjakovës dhe gazetës "Kosova Sot". Në qytetin tim, më 24 mars 1999 u dogj deri në themel pjesa më emblematike e tij, Çarshia e Madhe, e të njëjtën ditë u dogj edhe kjo gazetë dhe shtypshkronja e saj.

Të dyja këto paraqitshin një vlerë të pakontestueshme, e para të një trashëgimie kombëtare ndërsa e dyta të një informimi të ri, të drejt dhe real. "Kosova Sot" këto vlera i ruajti dhe i begatoi edhe më shumë në periudhën e pasluftës e deri në ditët e sotshme. Edhe pse, neve si parti (AAK) shpesh na keni kritikuar, nuk ju kemi hidhëruar, pasi ato kritika i kemi konsideruar si qëllimmira. Jeni shquar për një informim korrekt nga aktivitetet tona si atëherë kur kemi qenë në pushtetin lokal ashtu edhe tash ku jemi opozitë në këtë pushtet. Uroj që të vazhdoni këtë qasje profesionale.

(Kosova Sot)