Trump: Sulmi në Paris do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

  • 21 April 2017 - 13:41
Trump: Sulmi në Paris do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm terrorist në Paris të Francës do të ndikoj në zgjedhjet presidenciale.

Ai në një postim në profilin e tij në Twitter ka shkruar se kjo situatë padyshim që do të shfaqet në rezultatin e zgjedhjeve.

“Një tjetër sulm terrorist në Paris. Franca duhet të trajtoj atë. Kjo do të reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejt në zgjedhjet presidenciale të Francës”, ka shkruar Trump

(Kosova Sot)