Pretendon se terapia me oksigjen e ka shëruar nga kanceri

  • 17 May 2017 - 19:51
Pretendon se terapia me oksigjen e ka shëruar nga kanceri

28-VJEÇARJA KONSIDEROHET 'E PASTËR' NGA KANCERI

Kësaj këngëtareje u desh që t'i hiqej një pjesë e gjuhës

Terapia hiperbarike me oksigjen nënkupton thithjen e oksigjenit të pastër, në një dhomë nën presion. Kjo formë e trajtimit përdoret te zhytësit. Në këtë gjendje, mushkëritë mund ta thithin një sasi më të madhe të oksigjenit, i cili arrin më shpejt në të gjitha pjesët e organizmit, me anë të qarkullimit të gjakut

Sabrina Gauer kishte 27 vjet kur mori vesh se skuqja që i ishte paraqitur në njërën anë të gjuhës, në fakt ishte një kancer i shkallës së katërt. Kësaj këngëtareje u desh që t'i hiqej një pjesë e gjuhës, e më pas gjuha t'i rikonstruktohej në një operacion, i cili zgjati me orë të tëra. Por, kur asaj i thanë se, etapa tjetër e trajtimit të saj nënkuptonte terapinë me rrezatim, ajo u përcaktua për një metodë kontroverse, përkundër këshillës së mjekëve: për terapi me oksigjen. Tani, kjo femër 28- vjeçare nga Roçesteri, Nju-Jork, ka 20 muaj që konsiderohet "e pastër nga kanceri", pasi që kishte qëndruar për gjashtë javë në një dhomë hiperbarike me oksigjen. Dhe, ajo mundet përsëri të këndojë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Çka është terapia hiperbarike me oksigjen?

Terapia hiperbarike me oksigjen nënkupton thithjen e oksigjenit të pastër, në një dhomë nën presion. Kjo formë e trajtimit përdoret te zhytësit. Në këtë gjendje, mushkëritë mund ta thithin një sasi më të madhe të oksigjenit, i cili arrin më shpejt në të gjitha pjesët e organizmit, me anë të qarkullimit të gjakut. Ka studime që thonë se ky trajtim mund ta rikthejë funksionin e qelizave apo organeve të dëmtuara. 

Çka thotë Gauer?

Gauer thotë se u përcaktua për këtë terapi alternative, meqë rrezatimi do t'ia dëmtonte muskujt e qafës, shqisën e shijimit dhe do të kishte bërë që ajo të mos mund të fliste normalisht, gjë që do të ishte shumë stresuese, duke pasur parasysh se Gauer është këngëtare. Mbështetësit e terapisë me oksigjen flasin në superlativ për të, duke thënë se oksigjeni, i cili nevojitet për një funksionim normal të të gjitha qelizave në organizëm, mund të bëjë mrekulli. Një studim i bërë në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Pensilvanisë, në vitin 2013, tregonte se një kurs i trajtimit me oksigjen hiperbarik, shkakton trefishimin e qelizave amë që gjenden në qarkullim, me gjasë duke stimuluar enzimat e tyre. 

(Kosova Sot)