Kur Rama i referohet Lulzim Bashës... sikur ai të ishte Zhuljeta!

  • 19 May 2017 - 20:37
Kur Rama i referohet Lulzim Bashës... sikur ai të ishte Zhuljeta!

Nga Korça dhe në një takim ku shumica dërrmuese ishin gratë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për liderin e opozitës duke përdorur jo pak batuta, e madje deri aty sa ta “transformojë” atë në një femër.

Rama ka thumbuar Bashën duke thënë se i është dashur të bëjë rolin e Romeos për të arritur në marrëveshjen e bërë dy ditë më parë.

 “Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë”,- tha Rama, teksa në takim shpërthyen të qeshurat.

Madje kryeministri vijoi më tutje , duke thënë:

 “Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”.

Me zbutjen e ilaritetit dhe batutave, kryeministri është shprehur se do të ketë në ditët në vijim me kreun e opozitës një dialog institucional, diçka që në vlerësimin e Ramës, është e shumëpritur nga qytetarët.

 “Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,- tha kryeministri.

(Kosova Sot)