Avni Zogiani kandidat i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës

  • 22 August 2017 - 17:53
Avni Zogiani kandidat i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës

Avni Zogiani është caktuar kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kësaj partie në rrjetin social facebook.

Lexo postimin e plotë të VV-së:

Aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Avni Zogiani kandidat për kryetar të Fushë Kosovës. E urojmë z. Zogiani dhe aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës.

(Kosova Sot)