24-vjeçari nga Islanda arrestohet në Shkodër, kapet me drogë
Policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 5.5 kg drogë ditën e djeshme në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Siç bëhet e ditur nga policia, në pranga është vënë Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë.
24-vjeçari, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij , me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë”.
(Kosova Sot)