Policia jep detaje rreth vdekjes së një personi sot në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket vdekjes së një personi të Kino ABC në Prishtinë, që fillimisht u raportuar si sulm në zemër.
''Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se ne rrugën Rexhep Luci ne Prishtine, një person i gjinisë mashkullore është pa shenja jete. Ne vend ngjarje ka dale policia dhe ekipi mjekësor qe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Detaje te tjera për rastin pas përfundimit te veprimeve policore ne vendngjarje”, ka thënë zëdhënsja e Policisë rajonale të Prishtinës.
(Kosova Sot)