Policia e Kosovës zbulon një laborator droge

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 23:00
Policia e Kosovës zbulon një laborator droge

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më saktësisht, laboratori në fjalë është gjetur në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga ana e policisë”, është shprehur Elshani.

(Kosova Sot Online