Miftari: Gjykatat e prokuroritë, të kapura

  • 19 October 2017 - 18:20
Miftari: Gjykatat e prokuroritë, të kapura

Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se lufta e brendshme mes mafisë nuk e dobëson prapë mafinë vetëm po të ishte luftë e armatosur me shumë viktima, por jo ndryshe, pasi ndikimet dhe fërkimet e brendshme vetëm i qartësojnë pozicionet e mafisë se kush është bosi kryesor. " Te ne, në vendin tonë, është shumë vështirë bërja e luftës kundër mafisë, pasi vetë mafia është e integruar në politikë dhe në partitë politike, ku ka ndërtuar brenda partive para-sisteme ose klane që e sundojnë partinë dhe politikën, por edhe pushtetin, edhe pse Kosova i ka të gjitha institucionet dhe ligjet prapëseprapë ato ligje nuk ka kush t'i zbatojë, ndërsa emrat e mëdhenj, si Prokurori Speciale me alamet prokurorë e kryeprokuror janë vetëm paravan i dështimit dhe mbulesë e kapjes së drejtësisë nga mafia", u shpreh ai. "Pa u pastruar politika dhe drejtësia nga ndikimi i mafisë dhe ndikimi i dajallarëve, tezeve, nipërve e dashnorëve, Kosova gjithmonë do të jetë një vrimë e zezë, një shtet i cili nuk ka ardhmëri për popullatën e ndershme, por paraqet parajsë për kriminelët vendës dhe ndërkombëtarë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)