Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu nderohen në 28 vjetorin e rënies

  • 02 November 2017 - 15:08
Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu nderohen në 28 vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë bërë homazhe sot në vendin ku para 28 vitesh kanë rënë heroikisht heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë 28 vjet më parë pas një rezistence disa orësh ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në 28 vjetorin e rënies sot janë bërë homazhe edhe në fshatin Llugë, përkatësisht Llaushë të Podujevës.

 (Kosova Sot)