Vetura godet këmbësoren në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një tjetër aksident, ku ka pësuar një këmbësore, është shënuar në 24 orët e fundit.
Në Vushtrri, dje rreth orës 13:00, është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku kur një makinë civile ka goditur një këmbësore.
Policia e Kosovës thotë se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër shqiptare duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër shqiptare.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
(Kosova Sot)