Zeqa: Asnjë qeveri e Kosovës deri më sot nuk e kërkoi kompensimin e dëmeve miliardëshe të luftës

  • 18 November 2017 - 18:52
Zeqa: Asnjë qeveri e Kosovës deri më sot nuk e kërkoi kompensimin e dëmeve miliardëshe të luftës

Analisti politik Florim Zeqa konsideron se mandati i ri dhe përcaktimi i temave të reja, që janë në favor të shtetit të Kosovës, nuk duhet lënë anash, në çfarëdo formati të rifillojnë këto bisedime të autorizuara nga Kuvendi i Kosovës.

"Për gjashtë vjet dialogu Serbi-Kosovë në Bruksel, pala kosovare nuk ia arriti të shtrojë në tavolinën e bisedimeve asnjërën nga çështjet vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Asnjë qeveri e Kosovës deri më sot nuk e kërkoi kompensimin e dëmeve miliardëshe të luftës, që shteti serb ua bëri shqiptarëve të Kosovës, filluar nga djegia e shtëpive, bizneseve e deri të dëbimi nga vatrat e tyre, duke i plaçkitur, duke i vrarë dhe duke i masakruar. Madje, asnjëherë në dialogun e Brukselit nuk u ngrit çështja e të zhdukurve, si dhe as dhunimi i rreth 20 mijë motrave e nënave tona!", u shpreh ai. 

(Kosova Sot)