Raketa e lëshuar nga Kim Jong-un kalon pranë avionit, pasagjerët të tmerruar
Ekuipazhi i një aeroplani që po fluturonte mbi Japoni duket se ka hasur gjatë fluturimit, raketën e lëshuar nga Koreja e Veriut javën e kaluar.
Kompania ajrore konfirmoi për ‘BBC’ se ekuipazhi pa raketën që po ri-hynte në atmosferën e tokës.
Ajo shtoi se pasagjerët kanë reaguar të tmerruar.
Më 29 nëntor, Koreja e Veriut testoi një raketë të re interkontinentale për të cilën tha se mund të arrijë kudo në SHBA.
Testimi rriti më tej tensionet me Korenë e Jugut dhe SHBA-në, të cilat filluan të hënën stërvitjen më të madhe të mbajtur ndonjëherë së bashku.
Por Kim Jong-un ka paralajmëruar se ato mund të cojnë drejt luftës bërthamore.
Koreja e Veriut e ka përshkruar raketën e 29 nëntorit, e cila përfundoi në ujërat japoneze, si armën më të fuqishme të regjimit.
(Kosova Sot)