Kadaj-Bujupi: Riprocedimi i Speciales, fundi i Kuvendit

  • 31 July 2015 - 18:15
Kadaj-Bujupi: Riprocedimi i Speciales, fundi i Kuvendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale tashmë është marrë dhe se rivotimi i cenon kompetencat e Kuvendit.

“Duke marrë parasysh që me 26 qershor kuvendi i republikës së Kosovës e ka dhënë verdiktin e vet kundruar Speciales, ne kemi insistuar që përgjigja për Kryeministrin isa Mustafa të i kthehet një përgjigje se edhe Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar punën e vet", ka thënë ajo.

“Riprocedimi është në kundërshtim me parimet demokratike të vendit dhe është shkelje e vendimit të Kuvendit i cili tashmë e ka dhënë mendimin e tij rreth një çështjeje qe është e dëmshme për Kosovën”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

“Kjo çështje është përtej interesave të ngushta politike. Opozita do ta përkrahë atë që e ka vendosur me 26 qershor”.

“Deputetët nuk janë refuzues të drejtësisë, por Gjykata Speciale është e padrejtë”.

‘Nëse ndodh riprocedimi dhe deputetët pajtohen nuk ka arsye që Kuvendi të vazhdojë, duhet të pushojë së ekzistuari”, ka theksuar deputetja Kadaj-Bujupi, transmeton Klan K.

“Është e padrejtë që Kuvendi të votojë konform Interesave të qeverisë”.

“Nuk do të flas për deputetët e koalicionit PDK-LDK. Ata do të deklarohen vetë për qëndrimet e tyre dhe përgjegjësia e veprimit të tyre do të bie mbi ta”.