Mendonte se ishte shtatzënë, në fakt kishte tumor

  • 03 January 2018 - 20:11
Mendonte se ishte shtatzënë, në fakt kishte tumor

Një nënë e dy fëmijëve u detyrua që të 'lindte' një masë kanceroze në banjë, pasi që zbuloi se barku nuk i ishte fryrë nga shtatzënësia, por nga një tumor. Lauren Knowles, nga Perth, Australia Perëndimore, mbeti e pikëlluar pasi që zbuloi se, në vend që të ishte në javën e shtatë të shtatzënësisë, sikur që mendonte, në fakt vuante nga një sëmundje e rrezikshme për jetë.

Lajmi i hidhur

 Derisa kishte 27 vjet, Lauren e priti me gëzim faktin që testi i shtatzënësisë i doli pozitiv. Por, me kalimin e kohës, ajo vërejti se diçka nuk ishte në rregull, prandaj vendosi që ta bënte një skanim. Ajo mori lajmin e hidhur se, në vend të një shtatzënësie normale, kishte një të ashtuquajtur 'shtatzënësi molare', një sëmundje që njihet edhe si sëmundja trofoblastike gjestative, ku në këtë rast, kjo masë ishte e karakterit kanceroz.

Solli në jetë një vajzë të shëndetshme

 Përkundër heqjes së masës kanceroze me operacion, kimioterapisë dhe rënies së flokëve, tumori i saj vazhdonte që të rritej me një shpejtësi të frikshme. Pasi që iu paraqitën dhembje të mëdha të barkut, Lauren 'lindi' e vetme një masë kanceroze derisa gjendej në banjë. Lauren, tani 29-vjeçare, u gëzua tej mase pasi nxori jashtë trupit masën kanceroze. Më pas, mjekët i thanë se, për shkak të dëmeve që tumori kishte shkaktuar në mitrën e saj, Lauren mund të kishte vështirësi që të ngelte përsëri shtatzënë, mirëpo më pas ajo i befasoi që të gjithë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, Indi, e cila tani ka moshën një vjeçare.

(Kosova Sot)