Miftari: Duhet presion nga jashtë

  • 16 January 2018 - 22:50
Miftari: Duhet presion nga jashtë

Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, duke parë hezitimin e politikës për t'u futur në një proces të tillë, ka dyshim se krimi dhe korrupsioni në të gjitha institucionet vetëm sa do të vijnë dhe do të fuqizohen akoma më shumë, duke shuar përfundimisht të gjitha shpresat për një shtet ligjor. "Jo vetëm se nuk do të përgjigjen para ligjit bosët e krimit të organizuar ekonomik dhe politik, por do të jenë çdo ditë e më të fuqishëm. Dhe do të jenë edhe më të fuqishëm dhe të paprekshëm, pasi pikërisht këta mafio-bosa i kanë në dorë të gjithë mekanizmat e shtetit dhe ligjit. Dhe, sidomos i kanë në dorë gjyqësinë, prokurorinë dhe hetuesit policorë. Pra, nëntoka e krimit të organizuar i kontrollon organet e ligjit dhe ndjekjes, që i kanë si mbulesë dhe mbrojtje, prandaj s'mund t'i ndalojë dhe t'i ndëshkojë tani për tani askush. Këta e kanë në dorë sidomos gjyqësinë dhe prokurorin së bashku me hetuesit policorë", u shpreh ai. "Në këtë gjendje sjellja e një VETING-u në fuqi as që vjen në shprehje me këtë Parlament dhe këta deputetë, ndërsa KGJK-ja dhe KPK-ja janë aty veç si paravanë, për të mbuluar dështimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve karshi mafisë dhe korrupsionit politik", tha Naim Miftari për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)