Interesante: Deputetët evropianë vendosin që ora të mos shtyhet e as të mos kthehet

  • 09 February 2018 - 10:16
Interesante: Deputetët evropianë vendosin që ora të mos shtyhet e as të mos kthehet

Çdo vit jeni mësuar ta ndërroni orën, herë ta shtyni e herë ta ktheni prapa, por kësaj praktike duket se po i vjen fundi

Deputetë të Parlamentit Europian kanë miratuar sot në Strasbourg rezolutën në të cilën propozohet heqja dorë nga regjimi i llogaritjes së kohës verore e dimërore në Bashkimin Evropian, është publikuar sot në sajtin BE-së.

Sipas fjalëve të komisares për Komunikacion, Violeta Bulz, shërbimet e saj kanë analizuar argumentet e ofruara të cilët kanë treguar se ndryshimi i pakoordinuar i llogaritjes së kohës në vendet anëtare ka qenë i dëmshëm për tregun përbashkët për ç’shkak ajo edhe është deklaruar kundër.

Ndryshimi i orës bëhej me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të kohës gjatë stinëve të caktuara.

(Kosova Sot)