Maloku: Kosova, një "El Dorado" e krimit dhe korrupsionit

  • 19 February 2018 - 16:57
Maloku: Kosova, një

 Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, theksoi për "Kosova Sot" se deri me ardhjen e Qeverisë së Ramush Haradinajt në këtë post, pra që nga paslufta e deri më sot, në Kosovë të bësh biznes ka qenë shumë e vështirë."Ka qenë një grup i vogël kriminal që po e kontrollon çdo gjë në këtë shtet. Dhe, për fatin e keq, kjo heshtje e institucioneve të drejtë- sisë dhe policisë së krimeve ekonomike bëri që Kosova të bëhet një "El Dorado" e krimit dhe korrupsionit, me informalitet mbi 40 për qind, kontrabandë dhe krim ekonomik, monopole kriminale që janë në duart e mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetin, të cilit ia mbushin rregullisht "gushën" e kontot e tyre", është shprehur ai. Maloku shpreson se Qeveria 'Haradinaj' nuk do të lejojë diç të tillë dhe do të ofrojnë kushtet shumë më të mira të bërjes së biznesit, qoftë për bizneset vendore apo investitorët e huaj që duan të investojnë tek ne. "Mirëpo, kushti kryesorë është që të ketë sundim të ligjit që është baza e krijimit të barazisë para ligjit për të gjitha bizneset, qofshin vendore apo të huaja. Andaj, pa një garanci të fortë nga ana e kryeministrit se do të ketë sundim të ligjit nuk ka investime as vendore e aq më pak investime të huaja", është shprehur ai.

(Kosova Sot)