Maqedoni, shqiptarët protestojnë në 23 shkurt në shenjë revolte

  • 20 February 2018 - 08:30
Maqedoni, shqiptarët protestojnë në 23 shkurt në shenjë revolte

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë do të protestojnë në datën 23 shkurt në Shkup, në shenjë revolte kundër të gjitha proceseve që i konsiderojnë të fabrikuara që nga viti 2001, aktgjykimeve në bazë të dëshmitarëve të fshehur-shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”, “Lagja e Trimave” dhe shumë raste të tjera.

Protesta, e cila mbahet me moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, fillon në ora 13.00 në sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

(Kosova Sot)