Një zëvendësministër më shumë në Qeverinë e Kosovës

  • 20 February 2018 - 19:39
Një zëvendësministër më shumë në Qeverinë e Kosovës

Qeverisë së Kosovës sot i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Haradinaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Numri i zëvendësministrave tani besohet të ketë shkuar në mbi 70, ndonëse shifra nuk është e konfirmuar zyrtarisht, meqë nuk janë publikuar të gjithë emrat e tyre.

Kryeministri ka thënë muaj më parë se nuk i njeh të gjithë zëvendësministrat e qeverisë së tij.

Haradinaj po ashtu ka thënë se numri i zëvendësministrave nuk e kalon atë të Qeverisë Mustafa, por kjo nuk duket se qëndron - në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zëvendësministra.

(Kosova Sot)