Vonohet nisja e seancës për votimin e Demarkacionit

  • 22 February 2018 - 11:36
Vonohet nisja e seancës për votimin e Demarkacionit

Ndonëse është paraparë që seanca të nis në ora 11:00, e njëjta ende nuk ka filluar. Megjithatë, deputetët tashmë kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit.

Aktualisht aty është edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

Haradinaj shihet duke biseduar me deputetët e LDK’së. Këta të fundit ende nuk kanë dhënë qëndrim të qartë se si do ta votojnë Demarkacionin.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

(Kosova Sot)