Daçiq: I kam thënë Vuçiqit, po të rrejnë, do ta kërkojnë njohjen e Kosovës

  • 09 March 2018 - 15:25
Daçiq: I kam thënë Vuçiqit, po të rrejnë, do ta kërkojnë njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se e ka paralajmëruar Vuçiqin, bazuar në përvojën e tij, se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës, janë duke e gënjyer pasi ata nuk duan kompromis, por kërkojnë njohjen e pavarësisë.

Daçiq, pinjolli i Millosheviqit, ka thënë se nuk ka shantazh që do ta detyrojë Serbinë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Vuçiq dëshiron ta zgjidh çështjen e Kosovës për shkak të së ardhmes, por sipas tij, është naive që kjo të bëhet pa marrëveshje dhe kompromise të reja me Prishtinën.

“Unë Vuçiqit gjithnjë i them, pasi po e shoh që po merret me këtë punë dhe kjo nuk është e lehtë –po bëhet presion i madh ndaj Serbisë që t’i normalizojë raportet me Prishtinën që të ketë rrugë europiane ndërsa Prishtinës që të bëjnë përpjekje drejt normalizimit – e duke e pasur parasysh përvojën time, jam i sigurt dhe vazhdimisht e paralajmëroj se po e gënjejnë krejt kohën, nuk duan kompromis, por e duan njohjen tonë” ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot)