Arrestohet polici që u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një polic me iniciale Polici i arrestuar sot është polici që kishte arrestuar javën e kaluar, vëllanë e Rexhep Selimit.
Sipas IPK’së me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar urdhëresën për bastisje në Prishtinë me dyshimin se zyrtari policor A.I., hetues në Stacionin Policor – Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Sot hetuesit e IPK’së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku janë konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë të IPK’së.
Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK’së kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. IPK ka rekomanduar edhe masën e suspendimit të zyrtarit policor si masë administrative.
Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, kishte sulmuar fizikisht një polic javën e kaluar.
(Kosova Sot)