Salihu:Kosova po shkon mbrapsht për shkak të një klase politike të paaftë

  • 20 March 2018 - 20:17
Salihu:Kosova po shkon mbrapsht për shkak të një klase politike të paaftë

Deputeti i opozitës nga Lëvizja "Vetëvendosje", Salih Salihu, për gazetën "Kosova sot", tha se liberalizimi i vizave është temë boshe. "Kosova po shkon mbrapsht për shkak të një klase politike të paaftë", u shpreh ai. "Këta pushtetarë nuk po janë në gjendje që tre vjet të zgjidhin problemin e sigurimeve shëndetësore, për shkak të pazareve në mes mjekëve dhe njerëzve të politikës, kurse edhe nuk kanë arritur që të reformojnë fare as sistemin pensional, ngase kanë krijuar skema mbi skema sociale zhvatëse, kanë krijuar punësim partiak dhe familjar", tha Salihu."Pushtetarët e tashëm i kanë bërë partitë e tyre si të ishin kompani përfituese, andaj qytetarët janë përgjegjës për shkak se votojnë një klasë të tillë politike", vijoi më tej ai. "Është krejt e kuptueshme përse qytetarët tanë po e presin me "hasret " liberalizimin, sepse po e shohin si shpëtim të tyre, përderisa shteti është katandisur në uzurpatorë të pushtetit dhe institucioneve dhe zhvatës dhe sundues", ka thënë deputeti opozitar Salih Salihu.

(Kosova Sot)