Avramopoulos uron Enver Hoxhajn për ratifikimin e demarkacionit
Komisioneri evropian Dimitris Avramopoulos ka telefonuar zëvendëskryeministrin Hoxhaj për ta uruar për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj përmes llogarisë në Twitter.
“Falemnderit për urimet e ngrohta për ratifikimin e demarkacionit komisioner Avramopoulos. Një procesi të rëndësishëm i erdhi fundi, ndërkaq presim që presim që shpejt? të mund të udhëtojmë pa viza” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Pas ratifikimit është hapur rruga për liberalizimjn e vizave për Kosovën.
(Kosova Sot)