Petroviq: Nuk e di çka është Asociacioni

  • 23 March 2018 - 19:46
Petroviq: Nuk e di çka është Asociacioni

Slobodan Petroviq, kryetari i SLS’së, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk e di çka është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Nuk e di, s’e di thelbin”

“Askush nuk ka bë debat me serbët, a është biseduar me qytetarët për këtë çështje. Unë vërtet nuk e di çfarë do të thotë Asociacion – ka qenë një marrëveshje që do të kryhej, por tashmë ekzistojnë dy pozita dhe shpjegime të ndryshme”, tha Petroviq.

“Kur për këtë çështje do të jenë të gjithë më transparent, atëherë do ta dimë çka është Asociacioni dhe ky do të jetë çelësi”, theksoi ai.

(Kosova Sot)