Arrestohet prizrenasi, shantazhoi një femër se do t’ia publikojë disa fotografi
Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një mashkull nga Prizreni pasi i njejti ka shantazhuar një femër se do t’ia publikojë disa fotografi.
Rasti po cilësohet si shantazh nga ana e policisë, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh i Policisë:
Rr. Hajdar Shala, Prizren 23.03.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare se do ti bëjë publike disa foto të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
(Kosova Sot)