Trump i gatshëm ta takojë Kim, por edhe të largohet nëse takimi s’është i frytshëm

  • 19 April 2018 - 13:27
Trump i gatshëm ta takojë Kim, por edhe të largohet nëse takimi s’është i frytshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do të pranojë të takohet me diktatorin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, në javët e ardhshme, por, paralajmëroi se do të largohet nga takimi nëse ai nuk do të jetë i frytshëm.

“Si e dini, do të takohem me Kim Jomg-un në javët e ardhshme për të diskutuar denuklearizimin e gadishullit korean”, u tha gazetarëve në Florida, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Deri tash, asnjëherë nuk ka ndodhur që të ulën bashkë në një samit, Presidenti i SHBA’ve dhe ai i Koresë Veriore. Në vitin 2000, Presidenti Bill Clinton ishte gati të pajtohej që të takohej me Kim Jong-il, babain e Presidentit të tashëm, Kim Jong-un.

 

(Kosova Sot)