Beqiri:Mjerë populli në dorë të kujt e ka lënë ekonominë

  • 26 April 2018 - 20:16
Beqiri:Mjerë populli në dorë të kujt e ka lënë ekonominë

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për "Kosova Sot", tha se vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për vazhdimin e monopolit një kompanie të vetme tregon për rrugën e keqe që ka marrë ekonomia kosovare. "Sa e vështirë është të bësh biznes në Kosovë, nuk mjaftojnë krekosjet e politikanëve se kemi ligjet më të mira në botë, përderisa ato ligje janë vetëm në letër. Pasi shkatërruan PTK-në, 'Trepçën', konkurrencën e lirë, në pritje të shkatërrimit të ndonjë sektori tjetër, mjerë populli në dorë të kujt e ka lënë ekonominë", vlerësoi ai. Sipas një analize të Institutit GAP, nga monopoli në homologim, në periudhën 2009-2015, konsumatorët kosovarë kanë humbur së paku 25 milionë euro. 

 

(Kosova Sot)