Trump: Takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet, rriten tensionet mes dy shteteve
Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka gjasa të mëdha që të mos mbahet takimi i paraparë për muajin e ardhshëm me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un. Trump ka shtuar se gadishulli duhet t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e samitit, kurse nëse nuk i përmbush ato, atëherë takimi mund të ndodhë “më vonë”.
Autoritetet e Koresë Veriore kanë deklaruar se do ta anulojnë takimin, nëse SHBA=ja vazhdon që në mënyrë të njëanshme të këmbëngulë që Kim Jong-un ta zbrazë vendin nga arsenali bërthamor.
Trump nuk ka treguar se çfarë kushte ka Amerika për takimin, mirëpo ka përsëritur se denuklearizimi duhet të ndodhë.
Presidenti Trump këto deklarime i ka bërë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in. Samiti i cili vjen pas takimit historik në mes të liderëve të dy Koreve, pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.
(Kosova Sot)