Skenderaj sot feston Ditën e Çlirimit
Komuna e Skenderajt sot feston 19-vjetorin e çlirimit.
Komuna e cila tani udhëhiqet nga Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka përgatitur një varg aktivitetesh për ta shënuar këtë datë të rëndësishme.
Skenderaj ishte çliruar nga forcat serbe më 18 qershor, si fillim në këtë qytet i cili ishte shkatërruar nga lufta, hynë forcat e NATO-s e më pas zbarkuan edhe UÇK-ja të cilët atë ditë bënë homazhe te varrezat e Jasharëve.
(Kosova Sot)