Hilmi Haradinaj varroset sot me nderime ushtarake në Gllogjan

  • 18 June 2018 - 10:58
Hilmi Haradinaj varroset sot me nderime ushtarake në Gllogjan

Nga personalitete të shumta u përkujtua dhe vazhdon të përkujtohet Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hilmi Haradinaj i cili ndërroi jetë pas disa ditëve qëndrimi i shtrirë në spital, sot do të varroset nën organizimin e Komunës së Deçanit dhe shoqatave të dala nga lufta e zonës së Dukagjinit.

Por të gjithë ata qytetarë që duan të bëjnë homazhe sot, njoftohen se me fillim nga ora 11:00 deri në orën 12:30, homazhet zhvillohen para Kullës në Gllogjan të komunës së Deçanit.

Ndërkohë në orën 13:00 bëhet ceremonia mortore (tubimi i hapur komemorativ-prapa kullës së dëshmorëve).

Ora 14:00 nis ceremonia e varrimit e cila do të bëhet me nderime ushtarake. Varrimi i Hilmi Haradinajt do të bëhet në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Duhet shtuar se ishte pikërisht kryeministri Haradinaj i cili i pari dha lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“Të ndjerit dritë i pastë shpirti”, kishte shkruar ndër të tjerash Haradinaj në njoftimin e tij.


(Kosova Sot)