Arrestohet ish-roja e Kallashit, pas disa ditësh në arrati

  • 19 June 2018 - 20:38
Arrestohet ish-roja e Kallashit, pas disa ditësh në arrati

Dibran Hoxha, i njohur si pronari i “Kobra City”-t në Prizren, është arrestuar sot nga Policia e Prizrenit.

Hoxha ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Lajmin për arrestimin e Hoxhës e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit.

“Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala për kallxo.com

Mësohet se personi H.B. ishte sulmuar me stupca dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin.

Lokali “Kobra City” është i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”.

 

 

(Kosova Sot)