Brahim Mehmetaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë

  • 22 June 2018 - 11:12
Brahim Mehmetaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë

Brahim Mehmetaj, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë gjatë Kuvendit të VIII-të të rregullt zgjedhor.

Nga ky kuvend doli edhe Këshilli i ri drejtues i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Prishtinën në kuvendin zgjedhor të partisë, që mbahet të shtunën në Prishtinë.

Mehmetaj ka thënë se AAK në Prishtinë, po rritet cdo ditë dhe këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët.

“Aleanca nga ky kuvend,po del më e përgatitur se asnjëher më parë. AAK do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës cdo ditë. Dua të falënderoj të gjitha strukturat e partisë për angazhimin dhe organizimin e këtij kuvendi madhështor, e gjithashtu ti falënderoj delegatët për besimin e dhënë ”, ka thënë Brahim Mehmetaj kryetar AAK-së dega në Prishtinë.

Mehmetaj, ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë,kurse aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Inspekcionit në komunën e Prishtinës.

 

(Kosova Sot)