Albin Kurti kapet mat me flamurin e Kosovës

  • 27 July 2018 - 15:19
Albin Kurti kapet mat me flamurin e Kosovës

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës u mbajt seancë komemorative për nder të simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk u ngritën në këmbë pas intonimit të himnit të Republikës.

Kurti po ashtu u nënshkrua në librin e përkujtimeve për Demaçin  pranë të cilit ndodheshin dy flamuj: ai i Republikës së Kosovës, dhe flamuri i Republikës së Shqipërisë.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kurti ka publikuar vetëm fotografitë ku duket flamuri i Shqipërisë, por jo edhe ai i Kosovës.

Sidoqoftë, prapa vetë Kurtit kishte qenë flamuri i Republikës – të cilin ai dhe partia e tij vazhdojnë ta shpërfillin duke e konsideruar si të imponuar.

(Kosova Sot)