Bajrami: Qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin

  • A.P /
  • 13 June 2026 - 17:05
Bajrami: Qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin

Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, ka thënë se në ekonomi statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin.

Bajrami ka thënë se nëse tregohet rritja ekonomike prej 5.43 %, duhet të tregohet edhe shkalla e inflacionit që ka shkuar në 7.5 % në muajin maj 2026.

“Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat fuqia blerëse bie, qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

 Në ekonomi, statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin.

Rritja ekonomike prej 5.43% nuk mund të shihet e shkëputur nga inflacioni prej 7.5%. Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat fuqia blerëse bie, qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin.

(Kosova Sot Online)